Ish konkurrenti i “Big Brother VIP”, Valon Shehu, se fundmi ishte i ftuar ne “Glamour Zone”, ku mes disa rrefimeve, ai ka treguar per moderatoren Ester Bylyku se gjate jetes ka tradhetuar dy here, dhe te dyja heret e kane kapur.
“Ajo i zbuloi të gjitha sepse kisha lënë laptopin në shtëpi. Kishte çdo gjë me fakte. Më erdhi turp dhe i thash, që do të largohesha nga shtëpia. Ajo më tha jo, sepse dëshironte të qëndronim natën e fundit bashkë. Në momentin që ajo vuri kokën në gjoksin tim, më beso më dilnin lot nga turpi”, tregoi Valoni.
Valoni foli dhe per periudhen brenda shtepise, ku tregoi për ngacmimet e vajzave të shtëpisë më të famshme të momentit.
Ai është pyetur se nëse vajzat brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” e kanë parë duke u larë nudo dhe si kanë reaguar ato.
Të gjitha, nuk besoj se kanë reguar keq por thjeshtë më ka bërë përshtypje fakti sesi të gjithë laheshin me të brendshme. Mesa di unë njeriu lahet ashtu sic na ka falur zoti. Vjazat kur kalonin e zgjasnin kokën për të parë sepse pa u zgjatur nuk mund të dallosh gjë.
Në kamera nuk dallohet që pasi e ka mendu regjia të mos dalim nudo pasi shikojnë edhe fëmijët. Por nuk mendoj që kanë reaguar keq plus kur kam hyrë unë ato kishin dy muaj brenda edhe normal epshi ishte i madh kurse unë isha i freskët”– u shpreh ai.
Valoni ka folur edhe për jetën e tij private, duke treguar edhe vështirësitë që ajo ka patur.
“Kemi qenë katër vjet e gjysmë bashkë, përfundoi sepse u bën disa gjëra ka qën lidhja e parë e imja dhe më e gjata sepse ndoshta kemi qenë shumë të rinj , 20 vjeç dhe jemi nda për vetë faktin që nuk e ka shijuar lirinë asnjëri prej nesh. Ndoshta po të ishim lidhur tani mund të kishte zgjatur.”- ka rrëfyer ai.