Kengetari i njohur e quajti Mozzik-un ‘turpi i botes’, ky i fundit reagon dhe i ben nje premtim publik

Kengetari Sinan Vllasaliu ka qenë i ftuar së fundmi në “Glamour Zone”.

Artisti i njohur i muzikës shqiptare mes tjerash është vënë përballë disa këngëve të artistëve të rinj, të cilëve duhet t’i vinte një notë.

Teksa dëgjoi Don Xhonin, Mozzikun e Butrint Imerin ai u “skandalizua” dhe reagimet ishin per t’u habitur.

Vllasaliu imitonte artistët për mënyrën e të kënduarit, kritikoi për tekstet ndërsa në një moment u shpreh se kjo është “turpi i botës”, referuar kengetarit Mozzik.

Pas shpërndarjes së kësaj video ka reaguar reperi Mozzik. Ai ka falenderuar këngëtarin duke e quajtur “axhë” dhe i ka dhënë një premtim.