“Kam vite pa pasur dikë afër”, Beatrix përlotet kur flet për Donaldin

Beatrix dhe Donaldi janë konfirmuar prej kohësh si çift dhe të dy e kanë shprehur hapur pëlqimin ndaj njëri-tjetrit.

Këngëtarja ka folur për situatën e treguar gjatë një bisede me banorët e tjerë dhe ka treguar se ka shumë vite pas pasur dikë në krah.

Ndërkohë, Arjola e ka mbështetur dhe i ka thënë se në këtë mes ajo nuk ka asnjë faj.

Pjesë nga biseda:

Beatrix: Më vjen keq se është diçka e re për mua. Kam shumë vite pa pasur dikë afër, në krah. Këtu në “Big Brother” më ndodhi.

Arjola: Jo shpirt, është krejt normale, të kam thënë. Është supërnormale. Faji nuk qëndron te ti.

Beatrix: Jam në siklet, s’po di si më ecën.

Arjola: Faji nuk qëndron tek ti shpirt. Ti s’ke pikë faji në këtë mes. Në qoftë se të gjithë kanë faj, ti s’ke faj. Edhe ta kuptoj, absolutisht ta kuptoj.