Ndërkohë që po shijon një nga momentet më të bukura të jetës së saj, për fat të keq Eni Koçit i duhet të bashkëjetojë me një problem shëndetësor që nga periudha e Covid-it.
Këngëtarja simpatike ka realizuar ditën e djeshme një intervistë të vogël virtuale me ndjekësit, ku sigurisht e gjithë vëmendja ishte te shtatzënia, por kishte edhe nga ata që e pyetën nëse i ishte rikthyer nuhatja apo shija pas infektimit me Koronavirus.
“Vazhdoj po njësoj. Domethënë shije dhe nuhatje kam por gjërave nuk ua ndiej erën apo shijen reale që kanë patur si para Covid-it. Parosmia quhet si problem. Kam filluar të mësohem të jetoj me këtë problem pasi nuk ka zgjidhje”, tha ajo.
Kujtojmë se ditë e fundit, vendi ynë po përballet me një rritje të rasteve me Covid.