Rina Balaj ka publikuar një foto nga pushimet ku është shprehur shumë e hapur ndaj ndryshimeve që ka pësuar trupi i saj.
Ajo ka treguar se ka shtuar në peshë, ka celulit dhe strija të reja, por sërish ka vendosur të mos i editojë më fotot.
“Po mësohem të mos i editoj më fotot e mia. Kam shtuar peshë, kam celulit dhe strija të reja”, ka shkruar këngëtarja.
Mesazhe të tilla janë mjaft të vlefshme për të gjithë pasi jemi mësuar të shohim nëpër rrjete sociale imazhe tepër të kuruara.