Kjo është pa dyshim periudha e dhuratave. Asgjë nuk na gëzon më shumë gjatë festave të fundvitit sesa shkëmbimi i dhuratave me të dashurit tanë. Megjithatë nuk është e thjeshtë të përpiqesh të gjesh dhuratat perfekte.
Por për çfarë kërkojnë më shumë njerëzit në Google? Ashtu si çdo vit, Google ka ndarë listën me produktet më të kërkuara për dhurata gjatë gjithë vitit.
100 produktet më të kërkuara të 2021-shit janë përmbledhur në listën Holiday 100 të Google dhe nëse ende nuk e keni ndarë mendjen se çfarë do dhuroni, mund të frymëzoheni nga kjo listë.
Pajisjet shtëpiake si aparatet e kafesë dhe pajisjet e fitnesit vazhdojnë të jenë në listë, por po shohim gjithashtu më shumë artikuj si parfumet dhe produktet e bukurisë.
Kategoritë mbizotëruese të vitit 2021 përfshijnë teknologjinë, lojërat, pajisjet e kuzhinës, sportet dhe fitnesin, shëndetin dhe bukurinë, aromat, lodrat dhe lojërat. Le të eksplorojmë disa prej tyre.
Viti i parfumeve
Po kërkoni një aromë të re për të shtuar në koleksionin tuaj? Nuk je vetëm. Këtë vit, parfumet dhe kolonjat janë në trend më të lartë se në vitet e kaluara dhe janë një ide perfekte dhuratash. Renditja më e lartë në listë përfshin Christian Dior Sauvage Eau De Toilette Spray, Maison Francis Kurkdjian Baccarat Rouge 540 dhe Versace Men's Eros Eau de Toilette Travel Spray.
Pajisjet e kuzhinës
Ndoshta për shkak të situatës së pandemisë, u pa një rritje në numrin dhe llojet e aparateve të kafesë në shtëpi në listën e këtij viti. Pra, pavarësisht se si të dashurit tuaj e pinë kafenë e tyre, një pajisje e tillë nuk do të ishte kurrë tepër në shtëpi. Prodhuesi më i mirë i kafesë është Makina Espresso Breville Barista Express, e ndjekur nga Makina e kafesë Keurig K-Mini Single Serve Coffee Maker.
Lojërat
Lojërat janë bërë një kategori gjithnjë e më e preferuar me kalimin e viteve dhe viti 2021 nuk bën përjashtim. Në krye të listës së lojërave është Nintendo Switch OLED dhe lojërat kryesore në trend përfshijnë NBA 2K22, FIFA 22 dhe Metroid Dread. Këtë vit, u pa se nostalgjia e viteve ‘80 dhe ‘90 të shfaqej, me renditje të larta në lojërat më të preferuara për Nintendo 64 (i renditur në vendin #6) dhe Game Boy (i renditur në vendin #8)
Për listën e plotë të publikuar nga Google, klikoni këtu.