Jonida Shehu largohet nga “ABC News”, zbulohet ku do ta shohim moderatoren në janar

Këtë sezon Jonida Shehun e kemi parë në “ABC News”, me “Radari informativ”.

Po ashtu, për një periudhë kohe ka drejtuar emisionon “Soiree”, një program që mbante autorësinë e saj.

Por, duket se moderatorja do t’iu rikthehet emisioneve të pasdite, por këtë herë jo si dikur në Top Channel.

Kryefjala.com shkruan se Jonida do të bëhet pjesë e “Euronews”, që nga janari i vitit tjetër. Aty ajo do të ketë emisionin e pasdites, si dhe do të jetë spikere lajmesh.

Mesa duket, Jonida ka zgjedhur të nisë vitin në një shtëpi të re mediatike!