Pas shumë “thumbash”, dissesh e përplasjesh virtuale, Tayna e Fifi i çuditën të gjithë para pak ditësh, kur mbështetën njëra-tjetrën për projektet e reja.
Vajzat kanë lënë pas çdo mëri, dhe këtë na e vërtetuan edhe dje, në ditëlindjen e reperes. Ajo festoi 25-vjetorin, dhe mes të ftuarve ishte edhe Fifi. Madje kjo e fundit, e uroi edhe publikisht, dhe me pëzemërsi reperja e falënderoi.
https://www.instagram.com/p/CXec6Xwtw_O/?utm_medium=copy_link
Po ashtu, Fifi ka shoqëruar të ftuarit me muzikën e hitet e saj. Dhe sigurisht momenti më kulminant, ishte kënga e fundit “Diell”, që ajo e këndoi bashkë me Tayna-n siç shihet në video.
Dhe duhet ta pranojmë, që do të ishte fantastike t’i shihnim të dyja vajzat në një duet të mirëfilltë…