Qe pas mbarimit te “Big Brother VIP” fituesi Ilir Shaqiri ka qene shpesh i ftuar ne emisione te ndryshme per te folur rreth rrugëtimit te tij brenda shtepise.
Diten e sotme, balerini ka qene i ftuar ne emisionin “Ftese ne 5” ku perpos shume tematikave te diskutuara, ajo qe mori gjithe vemendjen ka qene pikërisht edhe thumbimi i Oni Pustinës ndaj balerinit duke thënë se ka qenë gjithmonë “nën hijen e Kledi Kadiut”.
Ilir Shaqiri ka reaguar për herë të parë për këtë deklaratë duke thënë se nuk është dakord me të sepse secili ka objektivat e veta në jetë.
“Më erdhën disa fjalë në vesh. Kledi dhe Iliri kanë qenë ata që e kan çuar suksesin e Shqipërisë në Itali. Nuk jam dakord me deklaratën e tij sepse secili ka objektivat e veta në jetë. Në momentin që realizon këto objektiva nuk ke pse shikon pjatën e tjetrit. Unë realizoj atë që dua te realizoj dhe jam shumë ne rrëgull me veten time.
Unë nuk kam patur probleme me Onin që prej kontakteve tona të fundit të asaj kohe dhe nuk kemi patur lidhje. Unë e kam njohur atë për shkak të një kolegu dhe kam mbajtur kujtime të shumta.
Ai është keqkuptuar nga një bisedë e imja me Arditin që kam treguar një histori që ka ndodhur me të por pa përmendur emra. Më vjen shumë keq që është keqkuptuar.”