Autorja e programit “Per’puthen”, Olsa Muhameti, ishte sot e ftuar ne emisionin “Open” ku foli per kete sezon te programit me te ndjekur dating si dhe pritshmerite per 2022.
Nje fakt qe shpesh eshte vene ne dukje eshte se treshja: opinionisti, autorja dhe moderatorja, jane qe te tre beqare e gjithnje ne mundim e siper per te bashkuar te tjeret.
Ne menyre komike Eni Vasili i drejtoi nje pyetje Olses lidhur me kete fakt dhe pergjigjia e saj ishte:
“Kam pershtypjen Erjona se ky eshte mallkimi mund ta quaj, i te gjithe atyre qe bejne “Per’puthen”. Nuk perputhen vete derisa te perputhin gjithe dynjane.”, iu pergjigj Olsa Muhameti.
Olsa gjithashtu foli edhe per daljen çift te Alvises dhe Bashkimit gjate ketij sezoni e gjithashtu per rikthimin e Melises dhe Andit gjate punates speciale, per te kujtuar keshtu edhe nje here se qellimi i ketij emisioni per te realizuar cifte eshte faktuar tashme.
Përsa i përket 2022 Olsa foli për ndryshime:
“U vunë re ndryshime që në fund të 2021. Kemi rikthimin e ish-përputhasve, i cili u prit po themi edhe me ovacione po edhe me pikëpyetje se pse duhet të riktheheshin. Jam kurioze të shoh se si do të funksionojnë Ana dhe Mevlani si konkurrent me të drejta të plota e se si do të shkojnë takimet. Mqs zonjat janë ato që e duan shumë “Për’puthen” shpresoj që me Mevlanin do kemi situata të reja dhe dashuri më shumë”,- tha Olsa.
Përsa i përket “Për’puthen +40” Olsa tha se shpreson ta rikthejë në vitin 2022.