Jo se ka rregulla apo terma në shije dhe dashuri, por disa gjëra pranohen e të tjera jo. Për shembull, Charlize Theron është një grua objektivisht e bukur, Ryan Gosling një burrë i bukur, e kështu me radhë. Në një farë mënyre, ka disa karakteristika që të gjitha femrat (shumica prej tyre) i duan tek një mashkull, dhe karakteristika që i urrejnë.
Më poshtë do të përmenden 4 llojet kryesore të meshkujve që ‘refuzohen’ nga gratë:
Koprraci
Koprrac me para, dorështrënguar me ndjenja, thoshin gjyshet dhe ndoshta kishin të drejtë. Sigurisht që çështja në këtë rast nuk është mungesa e butësisë apo pasionit, por pakujdesia. Asnjë grua nuk dëshiron të jetë me dikë që numëron çdo euro të fundit.
Seksisti
Edhe sa vite na duhet t’i japim fund kësaj budallallëku? Disa e kanë të vështirë të pranojnë se kohët po ndryshojnë dhe të tjerë e kanë të pamundur të mos bëjnë asnjë koment. Në çdo rast, dhe për shkak se kohët me të vërtetë kanë ndryshuar, të bësh shaka të çuditshme duke nënçmuar gratë, për çfarëdo arsye, është disi e çalë.
Gënjeshtari
Sa vite të kalojnë, gënjeshtari nuk do të ndryshojë kurrë. Ne femrat e duam ndershmërinë, përveçse ndoshta kur ka të bëjë me peshën tonë. Në çdo rast, ne nuk i tolerojmë gënjeshtarët sepse nuk u besojmë atyre.
Dembeli
A e dini se çfarë e mban gjallë dashurinë dhe pasionin? Aktivitetet, ekskursionet, udhëtimet, shumëllojshmëria në jetën e përditshme. Ndaj nëse je pak dembel dhe i vetëm, është e vështirë të mbash një vajzë. Me vjen keq!