Ne puntaten e “Prime” te “Big Brother VIP”, diten e djeshme u diskutuan disa tema, ku nje prej tyre ishte pikerisht marredhenia e ciftit Donald – Beatrix.
Prej kohësh tashmë është parë një krisje mes tyre, ku Beatrix deklaroi në dhomën e rrëfimit se mendon që parneti i saj ka ndryshuar e nuk po sillet më si në fillim.
Edhe Donaldi nga ana tjetër ka patur rezervat e tij lidhur me Beatrix, ku disa herë u shpreh se ndihej i bezdisur nga veprimet e saj.
Pas spektaklit të mbrëmshëm, ku Beatrix u shpreh se lidhja mes tyre ishte ftohur, dyshja kanë diskutuar por biseda e tyre ishte mjaft e tensionuar, ku ndër të tjera, është përmendur edhe ndarja.
Në disa video të publikuara në rrjetet sociale shihet se ka qënë Donaldi ai i cili i kërkoi që lidhjen e tyre ta shikojnë më mirë jashtë shtëpisë dhe që të qëndronin vetëm në shtëpinë e Big Brother VIP.
Ka qënë Donaldi ai i cili i kërkoi që lidhjen e tyre ta shikojnë më mirë jashtë shtëpisë. Ai i kërkoi që të qëndronin vetëm në shtëpinë e Big Brother VIP.
DISKUTIMI:
“E kam shumë të vështirë që të flas me ty, as nesër as pasnesër, as deri sa të mbaroj ky format”, i tha Donaldi.
“Po e kthej nga të gjitha anët, mendoj se ti duhet të jesh vetëm”, thotë ai në një tjetër moment, duke vijuar me akuzat: “Më mirë të ta them atë që mendoj, në shumë raste ti je fëmijë.”
“Nuk jam unë as robot, as klloun ja ***** r***, kam dhe unë mendjen time”, vazhdoi Donaldi.
“Nuk po ta kërkoj këtë gjë, asgjë s’po të kërkoj”- u përgjigj Beatrix.