Pas suksesit te madh e te papritur qe korri ne Shqiperi, u vendos se “Big Brother VIP” do te startonte edhe ne Kosove.
Se fundmi jane bere te ditura detajet se moderatori i programit do te jete Alaudin Hamiti e gjithashtu se shtepia e VIP-ave do te jete e vendosur ne Prishtine.
Mirepo, ajo cka na habiti ishte shifra e cmimit te madh qe eshte vendosur nga produksioni.
Plot €200.000 do te jepen per fituesin, pra dyfishi i shifres se vendosur nga produksioni i “Big Brother VIP Albania”.
Lajmi u be i ditur nga “Prive” me ane te nje postimi ne Instagram, ndersa nga komentet u la te kuptohet se edhe per publikun ishte nje shifer e papritur.
Kujtojme se persa i perket konkurrenteve qe do te marrin pjese, ende nuk ka asnje emer te konfirmuar pervecse aludime.