Para disa ditësh, një ngjarje e pakëndshme i ndodhi Butrint Imerit në një nga koncertet e tij.
Teksa artisti po performonte në një diskotekë në Pejë, disa prej të pranishmëve u përleshën fizikisht.
Në pamjet e publikuara në TikTok, Butrinti dëgjohet duke performuar në kohën kur sherri sa filloi. Për të qetësuar situatën, këngëtari ndërpret muzikën dhe iu drejtohet turmës duke i thënë:
“Mos i shihni katunarët duke u kapur në diskoteka. Bala ka edhe në diskoteka”.
Pas kësaj, këngëtari vazhdoi normalisht deri në fund koncertin.
Mirëpo së fundmi këngëtari ka reaguar sërish në lidhje me situatën e pakëndshme në koncert.
I penduar për mënyrën sesi iu është drejtuar personave që u konfrontuan, me termin ‘katunar’.
Nëpërmjet një statusi në InstaStory, Imeri u shpreh se ndihej keq për mënyrën sesi ka reaguar ndaj personave në klub.
Artisti shtoi se ai është vetë ‘katunar’ dhe u kërkoi falje të gjithë atyre personave që janë ndjerë të ofenduar prej tij.
Sipas tij e gjithë situata ishte momentale pasi ai nuk ka ditur si të reagojë kur ka parë ato sjellje jo të hijshme.