Sfida e radhës në shtëpinë e Big Brother Vip lidhet me improvizimin. Banorëve do u duhet të futen në rol për të realizuar programacionin e Top Channel, duke organizuar brenda shtëpisë grupë banorësh për emisione te ndryshme.
Duke vendosur se cili banor do të realizojë secilin program, ka ardhur dhe reagimi i parë i Donaldit për Borën. Teksa Beniada i ka kërkuar ta bëjë atë emision, ai nuk ka pranuar duke thënë:
“O shpirti ku e di unë si janë gjërat jashtë. Thjesht s’dua të mërzis njerëzit”.
Donaldi nuk ka dashur të futet në një rol, që do e lidhte me emisionin ‘Përputhen’, e menjëherë do të lidhej edhe me Borën.
Nga produksioni i Big Brother Vip është njoftuar se një prej emisioneve të improvizuara do të ketë lidhje direkte në kohë reale me formatin origjinal brenda Top Channel.