Ka kohë që nuk ka sjellë ndonjë projek të ri muzikor, por Rozana Radi është shumë aktive dhe pranë fansave të saj në rrjete sociale.
Së fundmi artistja ka zhvilluar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj dhe padyshim që u pyet për rënien në peshë, e cila shihet qartazi në postimet e saj të fundit.
Rozana ka treguar se për dy muaj, i ka humbur rrafsh dhjetë kilogramë.
E pyetur se si ia doli, këngëtarja e njohur e ka treguar “sekretin” e saj.
“Eliminova bukën, brumërat, ëmbëlsirat, të skuqurat. Mbylla darkën në orën 19:00 dhe alkoolin (por unë nuk jam alkooldashëse). Ndonjë gotë verë ose birrë tani në verë e pi në fundjavë” – është shprehur Rozi.