Ka dy vite që është publikuar por vazhdon të dëgjohet akoma dhe jo vetëm në vendin tonë. Bëhet fjalë për hitin ‘’Malena’’, bashkëpunim mes Getoar Selimit dhe Majk.
Kënga, e cila ishte padyshim një nga hitet e verës 2019 është pëlqyer edhe nga reperi French Montana.
Në rooftop të Burj Khalifa në Dubai ku ndodhej reperi marokeno- amerikan po kumbonte kënga e reperëve shqiptar dhe duket se ylli botëror e ka shijuar.
Ai ka publikuar një video të shkurtër në Instagram teksja po argëtohej nën ritmet e ‘’Malenës’’.
