NASA ka zbuluar ujë në një planet të largët më shumë se 1150 vite dritë larg nga Toka, me teleskopin e saj hapësinor James Webb.
Seti i parë i plotë i fotografive me ngjyra nga projekti inovator u zbulua përmes transmetimit të drejtpërdrejtë më 12 korrik, duke shënuar një ditë historike në astronomi.
Por në një kthesë të re, agjensia hapësinore njoftoi se kishte gjetur “re në një botë tjetër”, duke shkruar në Twitter:
“@NASAWebb arriti të ‘kapë’ ujë në planet gjigant gazi WASP 96-b, i cili rrotullohet rreth një ylli 1,150 vite dritë larg. Për herë të parë, ne kemi zbuluar prova të reve në atmosferën e këtij ekzoplaneti.”
Shumë shpresojnë se gjetjet mund të hapin rrugën për studimin e jetës aliene ose planetëve të banueshëm jashtë sistemit tonë diellor. Një zëdhënës i NASA-s u shpreh:
“Eksplorimi i ekzoplaneteve është tani një komponent kryesor i misionit tonë.”
NASA ka zhvilluar teleskopin hapësinor James Webb për 30 vjet, i cili ka kushtuar një shumë të konsiderueshme parash – rreth 10 miliardë dollarë – për t’u realizuar.
Teleskopi përmban pasqyrën më të madhe të dërguar ndonjëherë në hapësirë, me përmasa më shumë se 6 metra të gjerë, e cila është projektuar për të mbledhur dritën infra të kuqe.
Kjo dritë, që është jashtë fushëveprimit të syrit të njeriut, bën të mundur që të shohim dhe në zonat më të thella të universit, më shumë se me çdo teleskop tjetër.
Burimi: Unilad