Leonardo DiCaprio është fotografuar së fundmi duke shijuar pushimet me të dashurën e tij, Camila Morrone, në ishullin St. Barts. Sipas disa burimeve jahti luksoz prej 110 milionë dollarësh ku po pushon Leo me miqtë është i mbushur me qindra mijëra litra karburant, i cili prodhon sasi të mëdha të dioksidit të karbonit.
Kaq ka mjaftuar që shumë fansa ta kryqëzojnë yllin hollywood-ian. Ata e kanë kritikuar se po tregohet hipokrit, pasi ka udhëtuar me një jaht luksoz që ndot mjedisin, ndërkohë që ai është një ndër zërat më të fortë kundër ndotjes së mjedisit.
Aktori është ambasadori i OKB-së, i përkushtuar për të rritur ndërgjegjësimin se si ndryshimet klimatike dhe neglizhenca e mjedisit ndikojnë te njerëzimi. Ai e ka quajtur ndryshimin e klimës si kërcënimin më të madh për njerëzimin.
Ai u ka bërë thirrje fansave që t’i kushtojnë vëmendje këtij problemi, ndërsa me rolin e tij në hitin e Netflix, “Don’t Look Up”, arriti ta motivojë publikun që të marrë masa që mbrojnë planetin tonë, por duket se ky i fundit i është kthyer ashpër.