Fero i ka habitur ndjekësit me veprimet e fundit, ku fillimisht ai tha se anuloi albumin e me pas kerkoi ndihmen e fansave.
“Anulohet albumi. Bella muzika e fundit e Feros në gjuhën shqipe. Shimi nimi të gjithë” ,- shkroi Fero.
Nuk dihet pse Fero e ka marrë këtë vendim, por aludohet se këngët e tij tashmë mund të jenë në gjuhën angleze dhe gjermane.
Kënga e Feros “Bella” ka afro dy muaj që është publikuar dhe ka afro 3 milion klikime. Ai gjithashtu na surprizoi me pjesëmarrjen si modele të Arbenitës, partneres së tij në klip. Dyshja ju dhanë fund thashethemeve për ndarje, duke u shfaqur shumë të dashuruar.
Por papritmas Fero ka kërkuar lekë prej fansave për publikimin e albumit të ri nëpërmjet GoFund.me
“Albumi albumi albumii albumiii qe albumin po jav qes veq ti bojna nja 200K qetu hini te linki”
Fero pret nga ndjekësit të grumbullohen 200 mijë paund britanik.
Albumi i tij do të quhet “Goat” e të shohim nëse reperi do të arrijë t’i mbledhë.