Alvisa dhe Bashkimi ishin dyshja qe tashme jane larguar nga programi si nje çift e sot ishin te ftuar ne “Shqiperia Live” per te folur mbi experiencen dhe marredhenien e tyre.
Te gjithe i kane cilesuar çift, por ata vete nuk e quajne veten si te tille.
Alvisa: Ne jemi në njohje e sipër.
Bashkimi: Nuk më pëlqejnë epitetet, po e njoh këtë vajzë. Epitetet kanë përgjegjësi.
Alvisa: Çift quhemi kur marrëdhënia të thellohet. Se ne nuk e njohim njëri-tjetrin aq mirë.
Alvisa shprehu dëshirën që ata të kenë diçka bashkë në televizion.
“Këto janë dëshira, le të shohim, nuk e kemi ndarë me thikë. Dëshirat janë për të gjithë. Gjithsesi unë kam mbaruar ekonomik dhe dua të investoj te biznesi privat. Ne jemi koshient që shumica shkojnë në Për’puthen për famë se e cekin te pjesa e eksperiencës së re,përpos dashurisë, por nuk e kam prioritet televizionin.Them pse jo? Pse mos të jetë diçka ekstra.”,- Alvisa.
Bashkimi për momentin do rrijë në Shqipëri me Alvisën, ndërsa Alvisa tha se nuk i pëlqen Amerika pasi i duket shumë larg nga çdo gjë ka ndërtuar në Shqipëri.
Alvisa tregoi se nga Bashkimi nuk pëlqen që mban inat shumë dhe se kur nervozohet flet pafund.
Bashkimi gjithashtu rrëfeu se nuk ka pasur asnjë lidhje serioze më përpara se nuk ka shumë besim te njerëzit.