Adriana Matoshi është një nga emrat më të përfolur në rrjetet sociale.
Guximi i deputetes së Kosovës me veshjet jo pak herë është bërë temë diskutimi në mediat rozë.
Mirëpo duket se aktroja është “moskokëçarëse” përsa i përket kësaj teme. Adriana Matoshi pavarësisht gjithçkaje vazhdon të shfaqet ekstravagante në Instagram.
Së fundmi ajo ka ndarë me ndjekësit e saj një foto veshur me një palë pantallona të gjera në nuanca të ndryshme, dhe një krop tyli të zi, duke ekspozuar barkun.
“Gjithmonë vishem për “të vrarë”, shkruan deputetja krahas postimit.
Ju kujtojmë që Adriana javë më parë i dha fund lidhjes me futbollistin afrikano-belg, Keith Groeneveld.