Para pak ditesh nje prej gazetave te njohura Italiane shkroi per fitoren e Ilir Shaqirit ne “Big Brother VIP”, por ajo cka morri vemendjen ishte edhe nje pjese e artikullit persa i perket cmimit te madh.
Ne artikull shkruhej se Iliri fitoi vetem 50% te cmimit te madh, pasi gjysma tjeter shkon si donacion per fondacionin “Dritan Hoxha” sipas metodave te zakonshme origjinale te parashikuara nga formati.
Pra ky donacion ishte pershkruar si nje tradite “e detyruar” e formatit “Big Brother”.
Persa i perket kesaj teme, Ilir Shaqiri ishte i ftuar mbremjen e sotme ne “Open” te Eni Vasilit, ku u shpreh se ai me te vertete ka marre vetem 50% te cmimit, por kjo ishte zgjedhja e tij pasi ai donte te dhuronte gjysmen e parave ne fondacion.
“E pata deklaruar në formularin më 2 tetor që 50% do e çoja në bamirësi dhe pa e përcaktuar. Ky ishte mendimi im që më vlonte në kokë gjatë 4 muajve.
Kur mësova për fondacionin e Dritan Hoxhës, mendova se nuk do të kishte gjë më të bukur se të çoja për bursa studimi gratis. Ëndrra ime është që të jetoj në Shqipërinë time, jam shumë pranë Shqipërisë time.”- rrëfeu Iliri.