Ata janë treguar gjithnjë shumë të hapur rreth jetës së tyre në intervista dhe rrjetet sociale, por historia e jetës së Chiara Ferragni-t dhe Fedez-it veçanërisht këtë muaj është në qendër të vëmendjes.
Kjo pasi janë duke u shfaqur episodet e para të serialit të tyre “The Ferragnez” në “Amazon Prime”, ku po zbulojmë shumë të pathëna. Pesë episodet e para janë në dispozicion prej 9 dhjetorit, ndërsa tre të fundit do të shfaqen nga 16 dhjetori.
Së fundmi, Fedez ka bërë një nga rrëfimet më të vështira për të. Në një nga momentet e terapisë në çift, përkrah Chiara-s, këngëtari po përpiqej të shkonte në origjinën e frikës së tij, të mbylljes në vetvete dhe të faktit që nuk është ndjerë në lartësinë e duhur në shumë raste.
Fedez shpjegoi se që kur ka qenë fëmijë disa situata e bënë atë të mos ndihej nën kontrollin e asaj që po ndodhte, teksa ai tregoi një episod me dentistin pedofil. Artisti saktësoi se nuk kishte pësuar dhunë, por se ishte shumë i tronditur nga zbulimi, i cili ndodhi kur prindërit e tij nuk ishin më në gjendje ta kontaktonin:
“Shkoja te një dentist pedofil. Unë isha në shkollën fillore. A e dini, kur shkoni te dentisti dhe ai duhet të bëjë rrezet X, zakonisht u vendosin një mbulesë plumbi mbi të brendshme fëmijëve? Mua ma vendosi poshtë.”