Tezja e Beatrix, kengetarja e njohur Alberie Hadergjonaj ishte e ftuar mbremjen e djeshme per te takuar mbesen e saj e me pas te kendonte per banoret.
Gjate qendrimit te saj, ajo u shpreh se e mbeshtet lidhjen e Trixes me Donaldin, dhe u shpreh se Donaldin e pelqen dhe eshte i preferuari i saj, edhe pse ne fillim te lidhjes se tyre ajo duket se ishte kunder e nuk ndante te njejtin mendim si tani.
Me pas ajo kendoi nje prej kengeve me te pelqyera te saj, kengen “Asnjehere” te cilen e kendoi bashke me Trixen duke i emocionuar te gjithe banoret.
Por, pas largimit te Arbanes, Alberie Hadergjonaj u pa t'i fliste Trixes ne vesh, duke u mbuluar keshtu nga zhurma e orkestres, gje qe nuk lejohet pasi ka mundesi qe ajo po i tregonte informacione nga jashte.