Te premten qe shkoi u transmetua puntata e pare e emisionit “Kepi i Tundimeve”, per te cilin pati komentet te shumta, si pozitive ashtu edhe negative.
Nga nje pjese e publikut u cilesua si nje program argetues dhe veror, ndersa nga ana tjeter pati edhe goxha gjykime.
Te shumta ishin komentet e publikut ku thuhej se programi ishte i egzagjeruar, nje shembull i keq per t’u ndjekur, madje pati edhe komente te renda si “emision k*rvash” apo “bordello”.
Mbremjen e djeshme autorja Olsa Muhameti zhvilloi nje pyetesor me ndjekesit, ku priti mendimet e tyre ne lidhje me programin.
“Gjith k*rva, nuk e di kush do e shofi kte program“- ishte shkrimi i ndjekeses, te ciles Olsa iu pergjigj e revoltuar.
“Pse moj zemer flet keshtu? Ku e konstatove ti, se jane veshur me rrobabanjo apo se flirtuan me disa djem!
Dhe vajza stop etiketuat njera – tjetren me epitete kaq te shemtuara, STOP”