Mbrëmjen e djeshme në “Love Story” kanë ndërprerë rrugëtimin 4 konkurrente të këtij formati dashurie. Dy fronistët e programit kanë shprehur pëlqimin ose jo për vajzat në garë për të fituar dashurinë e tyre.
Kristi dhe Xhoni kanë treguar konkurrentet për të cilat kanë interes, ndërsa ato të cilat kanë marrë dy JO, e kanë ndërprerë sonte eksperiencën e tyre në program.
Nga përzgjedhja e fronistëve ka rezultuar se Ori, Ardiola, Anxhelina, Kristina nuk munden më të vazhdojnë rrugëtimin në formatin e dashurisë duke qenë se dy fronistët nuk kanë interes për të dalë me to në takime.
Pas djemve ka qenë radha e fronisteve për treguar emrat e djemve që ato nuk pëlqejnë që të vijojnë të jenë më në emision.
Djali i parë që nuk do të vazhdojë rrugëtimin e tij në “Love Story” është Meti, pasi si Daniela, ashtu edhe Dea nuk duan ta njohin më.
Rei është djali i dytë, të cilit i ndërpritet rrugëtimi, i cili edhe pse nuk e priti mirë këtë vendim sërish pati në falenderim për vajzat.
Franko është konkurrenti i radhës, të cilin dy fronistet nuk donin ta njihnin më. Tashmë spektakli do të vijojë pa tre djemtë, por dhe pa katër vajzat.