Einxhel i drejtohet e revoltuar Donaldit: “Ne te dy nuk e nxjerrim Ilirin”

Mbremjen e djeshme ne “Prime” e “Big Brother VIP”, Donald Veshaj u shpall i preferuari i publikut, duke i dhene keshtu mundesine per te ndryshuar te nominuarit gjate javes.

Banoret zgjodhen Ilir, Einxhel dhe Dagz si me pak te preferuarit ne shtepi, duke i futur ne nominim pergjate javes.

Por, pavaresisht mundesise per te ndryshuar nominimin, Donaldi vendosi qe te mos e ndryshoje.

Per kete arsye, menjehere pas spektaklit, banorët kanë dhënë opinionet e tyre mbi vendimin e marrë nga Donaldi. Ky i fundit bashkë me Einxhel, Dj Dagz dhe Beatrix biseduan gjatë për vendimin e marrë. Einxhel i është drejtuar Donaldit duke i thënë se:

“Nëse doje të më nxirrje mua kishe hequr Dagz-in e kishe vendosur dikë tjetër”.

Ndërkohë përgjigja e Donaldit ishte: “Mendoj se ju të dy jeni më të fortë bashkë”.

Einxhel: “Unë nuk mendoj kështu, po… .Mendoj që Ilirin ne të dy nuk e nxjerrim”.

Mesa duket Einxhel nuk e ka pritur aspak mirë këtë vendim të tijin.

https://www.instagram.com/p/CYdv_tcB0TN/?utm_medium=copy_link

Rikujtojmë që spektaklin e kaluar Donaldi duke hapur kutinë e Pandorës nxorri në nominim veten e tij, Ilirin dhe Meridianin.

Ai u gjykua nga banorët brenda dhe jashtë shtëpisë për zgjedhjen e bërë, pasi sipas mendimit të tyre Donaldi kishte nxjerrë direkt nga shtëpia Meridianin pa pritur për rezultatin e nominimit.