Efi ne nje lidhje jashte emisionit? Konkurrenti i ri ben deklaraten e papritur per Efin

Gjatë takimit me Fjorin, Xhaferri u shpreh se në “Për’puthen” ka konkurrentë që janë aty për famë, madje kanë të dashur jashtë.

Ai nuk tha emra konkretë, por pas këmbënguljes së moderatores Bora Zemani, ai përmendi emrin e Efit, si vajza që është e lidhur jashtë, sipas tij.

Efi, e cila përballet për herë të dytë me akuza të tilla, reagoi menjëherë.

Efi: A e ke menduar mirë këtë që the. Kush është i dashuri im

Xhaferri: Ik mor

Efi: Kujt i flet ashtu

Xhaferri: Ty

Efi: Kur të kesh fakte hape gojën, kur s’ke qepe

Xhaferri: Mirë

Xhaferri nuk tregoi asnjë provë, por tha se “publiku mos të më besojë por në fund do ta kuptojë”.

Nga ana tjetër Arjani tha se Xhaferri është naiv, pasi ka besuar gjëra pa pasur fakte, duke qenë se ai nuk paraqiti asnjë fakt.

https://www.instagram.com/topchannelalbania/tv/CYcBfRWoEF4/?utm_medium=copy_link

Efi ka nxitur dyshime te djemtë për lidhje jashtë që pas fotove që qarkulluan me ish-konkurrentin Atdhe Xharavina, por të dy mohuan të kenë gjë bashkë.

Efi madje shpjegoi se takimi ishte shumë rastësor pasi shkojnë te e njëjta stiliste dhe u takuan në rrugë, kur ajo po nisej për diku tjetër.