“Edhe njehere u konfirmua qe i drejti nuk fiton”, Klea Huta shpreh hapur zhgenjimin per vendimin e produksionit! Ka dy fjale per Donaldin

Ne rrjete sociale vazhdon te diskutohet ende vertetesia e produksionit.

Ishte Elgit Doda i pari qe ka reaguar ne lidhje me vendimin e fituesit, ku qendroi krah Donaldit duke u shprehur:

“I drejti fiton një ditë”, shkroi si fillim kengetari.

“Nuk hahet haku i një populli”, shkruan sërish Elgiti në “Instastory”. Ndërsa disa minuta pasi u shpall edhe fituesi, Elgiti shkroi me ironi: ‘Hajde gallatë hajde’.

Se fundmi, ka reaguar dhe partnerja e kengetarit, Klea Huta te ciles po ashtu akoma nuk i besohet se si “Vellai i Madh” shpalli fitues balerinin Ilir Shaqiri dhe jo aktorin Donald Veshaj.

Nepermjet nje postimi ne instagram Klea shprehet:

“Po ju e besoni këtë? Nuk e besoj që e besoni. Më vjen keq që edhe njëherë mu konfirmua që i drejti nuk fiton. Ti je BB i padiskutueshëm @donaldveshaj. Për ne dhe për ata që nuk të deshën”, ka shkruar Klea.

Pak minuta me pare, Donald Veshaj ka njoftuar se eshte duke ndertuar 4 shtepi, 2 ne Shqiperi dhe 2 ne Kosove per personat ne nevoje.

Gjithashtu i beri thirrje dhe fituesit te edicionit te pare te “BBV” per t’iu bashkuar kesaj nisme.

https://www.instagram.com/p/CaK3feTvmTK/?utm_source=ig_embed&ig_rid=1cc86a8f-592e-41d2-b4cf-ed8e0e0109d4