Bajo, ish-konkurrenti i këtij sezoni të “Për’puthen” e eleminua pas përfshirjes së tij në debatin midis Brunos dhe Hysenit.
Sipas Borës, e cila sqaroi situatën, Bajo pati reagime impulsive, të cilat janë të papranueshme për programin, aq më tepër kur zënka nuk ishte e tij dhe ai mund të mos përfshihej.
Bajo ka vendos në Instagram të shpërndaj një story në një moment të tij kur është duke parë nga kamera e vajzat me një mbishkrim ku nxjerr ‘të palarat’ e produksionit apo vajzave të programit.
“Flisje me gocën e huj 5 orë në darkë para se me fjet gjumë dhe për çudi ajo zgjidhte Artanin në takim po ja fus kot e marr si shembull. Lavazh truri i momenteve të para të mëngjesit, nuk e di a ishte efekti sensual i Artanit apo ndikim nga jashtë:
-ore dua Bajon thoshte goca e huj
– do fejohesh me Artanin edhe pik se kështu dua unë, kështu do publiku (7 takime rresht me Artanin…)”
Nuk dihet për kë nga vajzat dhe djemtë e ka pasur Bajo ekzaktësisht, pasi siç e shpreh dhe vetë Artanin e mori thjesht si shembull, por dhe nuk mund ta ketë për të, pasi Artani ka pasur vetëm një takim dhe tani nuk ndodhet më në emision, sepse u eleminua nga vajzat.
Bajo këtu duket se implikon një pabesi të produksionit dhe vetë vajzave që shkojnë pas të preferuarëve të publikut.