Fluturimi i parashutave mbi oborrin e shtëpisë së “Big Brother VIP” është kthyer në një refren. Disa parashuta mbërrijnë çdo ditë me mesazhe të ndryshme për banorët nga fansat apo familjarët e tyre.
Mirëpo, asnjëherë nuk kishim parë tre parashuta njëkohësisht dhe për një banor.
Këtë e kanë realizuar sot një nga ish-fituesit e “Big Brother VIP”, Anaid Kaloti, dhe Kledi për Donaldin. Së bashku me disa fansa ata i kanë dërguar aktorit tre balona.
Në njërën shihet fotoja e Spiderman duke u puthur me MJ, në njërën shkruhet “Bota është e jotja, Donaldi demi. Jemi gaz” dhe në njërën prej tyre shkruhej “Dashuria nuk duhet të jetë kurrë një sekret”.
Ata kanë ndarë edhe pamjet në rrjetet sociale duke treguar hapur mbështetjen për Donaldin.
https://www.instagram.com/reel/CYg4sYZK3GZ/?utm_medium=copy_link