Autorja e “Perputhen” Olsa Muhameti paralajmëroi para pak ditësh se në program do ketë risi dhe se do të rikthehen ish-konkurentë të sezonit të kaluar.
Ajo nuk zbuloi emra por kurioziteti është tejet i madh. Së fundmi, lajmi.net shkruan se dy ish-konkurentët e parë që do t’i bashkohen këtij edicioni janë Ana Lleshi dhe Mevlan Shaba.
Ata pritet të hyjnë shumë shpejt në program dhe pritet të sjellin atmosferë ndryshe mes konkurentëve
Ana dhe Mevlan janë dy nga ish-konkurentët më të përfolur të ‘Përputhen 2’, që nuk arritën të gjejnë dashurinë e tyre brenda programit.
Ana bëri bujë me skandalin e saj me Arjonin, ku u nxorën shumë detaje të pathëna dhe më pas u përjashtu nga programi.
Por ajo edhe pas përjashtimit gëzoi raport të mirë me produksionin dhe u kthye shumë herë si opinioniste në ‘Përputhen Prime’.
Nga ana tjetër, Mevlani qëndroi më shumë se të gjithë në program por nuk arriti të ndërronte statusin e beqarit. Ai u përfol shumë për marrëdhënien e tij me Ledjanën dhe Antonelën. A do e gjejë këtë herë dashurinë nëse rikthehet? Mbetet për tu parë…