Tashmë jemi mësuar që shumë të famshëm fshihen pas emrave artistikë apo emra që i zgjedhin vetë e me të cilin prezantohen gjatë gjithë karrierës së tyre.
Ky është dhe rasti i Beatrix Ramosaj, këngëtares, e cila për momentin është në qendër të vëmendjes nga pjesmarrja e saj në “Big Brother VIP”.
Emisioni “n’ZOOM” nga burime të sigurta ka mësuar se emrin e vërtetë këngëtarja e ka Behigje Ramosaj dhe me origjinë vjen nga Llapashtica e Komunës së Prishtinës.
Beatrix prej disa vitesh është pjesë e skenës së muzikës dhe modës. Ajo ka qenë shumë aktive në industrinë muzikore shqiptare dhe gjithashtu ka realizuar shumë koncerte si brenda dhe jashtë vendit.
Në vitin 2010, Ramosaj merr pjesë në Kënga Magjike me këngën “I Love Beat-In”, një këngë me ritme të shpejta dhe arriti me sukses në finale. Në Nëntor 2011 merr sërish pjesë në konkurs me këngën “Dilema”.
Më datë 14 Shkurt 2011, Beatrix Ramosaj publikon videoklipin “Let Me Love You”, një këngë e zhanrit R&B në ditën e të dashuruarve, një produksion Elgit Doda dhe tekst Big Bast.
Kënga flet për një vajzë të dashuruar e cila nuk ka guxim t’i shprehë dashurinë djalit që do. E pyetur nëse kënga ishte për dikë në veçanti, ajo u përgjigj:
“Jo, nuk është një dedikim, është thjesht një tekst i sugjeruar.”
Tashmë Beatrix ka marrë vemendjen nga lidhja me Donald Veshaj, i cili pati një skenë romantike me Bora Zemanin, duke krijuar kështu një lëmsh trekëndëshi, nga i cili duket se Bora ka hequr dorë përfundimisht.