Moderatorja Bora Zemani së fundmi ka publikuar një video teksa ka treguar për kujdesin që bën për lëkurën e fytyrës së saj.
Si duket ky postim nuk është pritur mirë nga një ndjekëse e cila e ka akuzuar moderatoren se ka bërë ndërhyrje estetike si “botox” apo “ fillers” në fytyrë.
Bora nuk ka ngurruar ti kthejë përgjigje ndjekëses.
“S’kam bërë botox thotë budallaçka. Ti jo vetëm që ke bërë botox por edhe hilauronic e ke mbushur fytyrën gjithandej”- ka komentuar një ndjekëse.
Teksa e akuzojne per botox, Bora iu përgjigj:
“Në fakt jo e dashur nuk kam bërë dhe nuk do e kisha problem ta thoja pasi nuk jam kundër. Nuk të bën budallackë botox-i. Ditë të mbarë!”