E fundit/ Pas perplasjes me produksionin, Romeo dhe Donaldi heqin dore nga projekti “Me ler te flas” ne “Top-Channel”?!

Sezoni i pare i “Big Brother VIP ALBANIA” mbylli dyert e saj mbremjen e kaluar ku fitues u shpall balerini i njohur Ilir Shaqiri.

Ky vendim i produksionit shkaktoi mjaft trazira ne rrjete sociale, ku te shumte ishin ndjekes dhe jo vetem te cilet shprehen pakenaqsine dhe vune ne dyshim vertetesine e programit.

Se fundmi, “PRIVE” publikoi pamje ekskluzive nga momenti i djeshem pas zyrtarizimit te Ilir Shaqirit si fitues, pamje ne te cilat Romeo dukej i tensionuar, aq sa u desh edhe nderhyrja e sigurimit

Madje, u mësua se Donaldi nuk ka vazhduar në “afterparty” në shtëpinë e “Big Brother VIP” por është larguar bashkë me Romeon dhe Trixën.

Por, nuk mbaron me kaq. Pas nje kerkimi ne profilin e binjakeve vihet re nje detaj i rendesishem i cili na ben te dyshojme se i kane dhene fund ende pa nisur akoma projektit te tyre me te ri qe do niste se shpejti ne “Top Channel”.

Behet fjale per “Me ler te flas”, projekt i cili iu be surprize Donaldit pak dite me pare LIVE ne “Prime”.

Vellezerit Veshaj e kane fshire te dy nga profili i tyre ne Instagram videon e prezantimit te “Me ler te flas”.

Megjithate, ne profilin e “Big Brother VIP” egziston akoma kjo video.

https://www.instagram.com/tv/CZvCJaAlivy/?utm_medium=copy_link

Nuk na ngelet gje tjeter vecse te presim per nje reagim nga binjaket dhe produksioni i “Top-Channel”.