CArmen Salinas, aktorja, producentja dhe politikania e famshme meksikane, fatkeqesisht nderron jete në moshën 82-vjeçare, gati një muaj pasi pësoi një goditje në tru që e la në koma.
Vdekja e saj në Cuauhtémoc, Mexico City, u konfirmua nga familja e saj mbrëmë vonë në një postim në Twitter duke bërë homazh për ndikimin e saj masiv gjatë gjashtë dekadave në industrinë e telenovelave meksikane.
— Carmen Salinas (@CarmenSalinasLo) December 10, 2021
E nderuar në komunitetin e saj për talentin dhe shpirtin e saj dashamirës, Salinas luajti si protagoniste në më shumë se 100 projekte televizive.
Komediania më vonë u fut në politikën federale, duke shërbyer si Anëtare e Dhomës së Deputetëve të Meksikës për Partinë Revolucionare Institucionale.
Kur Salinas pësoi një goditje në tru, ajo ishte duke filmuar melodramën televizive “Mi fortuna es amarte”, në të cilën ajo luajti rolin e damës së madhe të Doña Margarita Domínguez.
Ne këtu në Shqipëri e kemi ndjekur te telenovela “Triumfi i Dashurisë”, si edhe në telenovela të tjera
Salinas luajti gjithashtu në filma të njohur, duke përfshirë filmin hollivudian “Man on Fire” të vitit 2004 me Denzel Washington, “La Pulquería” të vitit 1981 dhe “Las Cariñosas” të vitit 1979.
E martuar më parë me Pedro Plascencia dhe Carlos Paulín, Salinas la pas vajzën e saj, María Eugenia Plascencia, dhe shtatë nipër e mbesa. Djali i saj i ndjerë Pedrito vdiq nga kanceri në vitin 1994.