“E bëre edhe ti gjoksin?”, e akuzoi për ndërhyrje estetike, Kristina Baki i kthehet keq ndjekeses

Modelja Kristina Baki ka publikuar një foto ku shihet me rrobabanjo dhe një këmishë rozë e syze dhe pas shumë komenteve pozitive, dikush e ka akuzuar se ka bërë ndërhyrje në gjoks.

Por Kristina ka reaguar menjëherë duke i hedhur poshtë këto spekulime.

“Ma bëri goca edhe mua. Kodra mbas bregut. Po më vinka keq se qenke edhe nënë vetë, po mesa duket i paske dhënë formulë ti. Gjithsesi qëndro në linjë dhe flasim pas një viti kur të mbyll gjidhënien. Të përshëndes”, ka shkruar modelja.