Emisioni i sotem ne “Goca & Gra” ishte ne moderim te 3 moderatoreve te reja: Dalina Buzi, Armina Mevlani, Rita Petro e gjithashtu Fatma Haxhialiu qysh nga sezoni i pare.
Per kete puntate ishte vendosur te ftohej per nje interviste nepermjet nje lidhje Skype, bashkeshortja e Ilirit, Emanuela.
Gjate intervistes se saj, Emanueles iu kerkua te vihej per pak minuta ne rolin e banores së shtepise “Big Brother VIP”.
Pas ketij momenti, bashkeshortes se Ilirit iu kerkua te japi dy nominime dhe dy arsye.
Ajo u duk mjaft e pergatitur per kete pyetje, ku nuk iu desh aspak kohe per t’u pergjigjur duke dhene keshtu dy emra: Beniaden dhe Eltionin, banorin e ri.
“Atehere, nuk eshte e lehte per mua te jap nje pergjigje, mund te them Beniada, jo sepse nuk me pelqen Beniada, ajo eshte shume e bukur shume e inteligjente, por ka nje gje qe nuk me pelqen prej saj. Eshte nje njeri qe nuk mban shume qendrime, shoh qe luan me Ilirin, shume e dashur, shume mike por serish e nominon”
“Emri i dyte eshte ky balerini i ri, Eltioni” , u shpreh Emanuela, duke lene te kuptohet se dihet arsyeja tashme pse kete banor.
