Donald dhe Beatrix janë dy personazhet më të përfolur të momentit në mediat rozë.
Afrimiteti i tyre shkaktoi bujë të madhe, pasi nga publiku u pa sikur DonaIdi i kishte dhënë shpresa Bora Zemanit për një rikthim të mundshëm, por mesa duket çdo gjë u shua dhe Donaldi vendosi të shijojë lidhjen e tij me Beatrix.
Të paktën kështu dukej deri para hyrjes së Romeos!
Shumë ndjekës të formatit televiziv kanë vënë re një ftohje të çiftit dhe kjo video duket se e demostron më së miri.
Hyrja e Romeos mesa duket i ka ndryshuar gjërat. Ndjekësit dyshojnë se ai i tha diçka në vesh para se të dilte ose kishte shkruar diçka te kartmonedha kur ndërruan rrobat.
Por ajo që dëgjuam dhe pamë ne ishte kurajoja dhe nxitja për të ecur përpara nga Romeo për gjysmën e tij DonaIdin.
“Ti je shumë i fortë,je i zoti i vetes o shok,mos të të haj për asgjë. U tregove tamam burrë dhe mbajte fjalën. Je shumë i fortë, shpirti im. Mos ki merak për asgjë se të gjitha problemet që kemi pasur jashtë i kam zgjidhur”,- i tha ai DonaIdit.
Romeo gjatë takimit me banorët e tjerë, i dha dhe një përqafim të ngrohtë Beatrlx.