Arjola Demiri ka ndarë sonte me të gjithë, një copëz të trishtë të jetës së saj. Fillimisht, nga Dhoma e Rrëfimit, ajo rikujtoi momentin kur kishte treguar për nënën e saj.
Fillimisht ajo tregoi se kur fitoi Akademinë e Arteve, babai i saj nuk kishte qenë aspak dakord.
Më pas rrëfeu paksa nga vitet e saj të vështira sa i përket marrëdhënies me bashkëshortin, që nga lindja e fëmijëve e depresioni, tek ndarja me bashkëshortin dhe periudhën e vështirë.
“Falënderoj mamin dhe babin tim për gjithçka”, tha ajo, teksa tregonte se kishin dalë të marrë borxh për fëmijët e saj.
“Kam falur tradhtinë për 6 vjet me radhë”, tha ajo, që rrëfeu momentin kur u kthye në Tropojë.
Madje tregoi se kishte menduar vetëvrasjen, por e ëma e kishte ndaluar, duke e bërë të mendonte për fëmijët.
Mes lotësh, pasi ndoqi rrëfimin, Arjola tha se e ëma është shumë e fortë, autoritare, por gjithçka për të.
“Kur ika në Suedi mami im ishte e re, e bukur, por kur u ktheva ishte plakur shumë”
“Unë nuk jam viktimizuar asnjëherë, jam treguar shumë e sinqertë se nuk e fsheh të kaluarën time”.
“Mamaja ime nuk është dakord që unë të mos rimartohem”, tregoi aktorja, duke shtuar se përgjegjësia e saj janë fëmijët.
Pas rrëfimit të dhimbshëm, ajo takoi të ëmën, të cilës i kërkoi shumë herë falje për gjithçka.
“Ti je forca e fëmijëve dhe forca ime. Jeta i ka këto. Në çdo moment më ke bërë të ndihem krenare. Je nënë heroinë”, tha e ëma mes lotësh, në një nga momentet më emocionuese ndonjëherë