Iliri ka qene banori qe shpesh ka shprehur deshiren per te dale ne nominim koke me koke me Donaldin, pasi ai e konsideron si “kundershtarin” e tij me te forte.
Kete perballje ai u perpoq t’a bente edhe ne rastin me Saren, ku ne vend te saj donte te vendoste Donaldin e keshtu te dilnin te dy ne nominim, por kjo nuk u lejua pasi Iliri mund te shpetonte vetem veten nga nominimi dhe jo Saren.
E mesa duket kjo deshire e Ilirit i eshte dukur Donaldit si nje frike e tij, ndaj dhe ai i eshte shprehur se te dy ata do te dalin ne nominim para finales, e per kete do te mundohet edhe Donaldi nese do te kete zgjedhje ne dore, per t’i hequr keshtu merakun Ilirit.
Tashme loja eshte bere aq e qarte edhe per banoret brenda shtepise saqe ata e kane menduar se me ke do te perballen ne finale.