*
Shtatë civilë janë evakuuar nga Sviatohirsk Lavra në rajonin lindor të Ukrainës në Donetsk. Midis të evakuarve një familje me tre fëmijë dhe dy të moshuar. Më i vogli prej tyre lindi vetëm disa ditë më parë në një manastir.
*
Forcat e armatosura të Ukrainës po përparojnë “të sigurtë dhe me besim” ndaj Kherson, sipas një zëdhënësi ushtarak ukrainas.
*
Forcat ruse po përgatiten për një ofensivë të re, të paktën kështu raportohet në mediat ukrainase. Sipas Vadym Skibitsky, një përfaqësues i drejtorisë së inteligjencës në ministrinë e mbrojtjes së Ukrainës, veprimtaria ruse sinjalizon se “padyshim, përgatitjet për stadin tjetër të veprimeve sulmuese janë në proces”.
*
Lufta në Ukrainë “është shqetësim për gjithë perëndimin”,por në të njëjtën kohë kjo nuk duhet të çojë në “harimin e nevojave të sigurisë së Afrikës”.- tha ministri i forcave të armatosura të Francës, Sebastien Lecornu.
*
“Asnjë raketë apo artileri ruse nuk mund të thyejë unitetin tonë,” tha presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskiy gjatë deklaratës së djeshme.
*
Të gjithë trupat janë identifikuar pas sulmit me raketa Vinnytsia, njoftoi guvernatori i rajonit. Sipas tij, 68 vetë janë tani në spital, 14 prej tyre, në gjendje të rëndë.
*
Operacionet e shpëtimit pas sulmit me raketa ruse në Vinnytsia kanë përfunduar. 23 vetë u vranë, 202 u plagosën, një person është zhdukur dhe tre të tjerë janë shpëtuar në qytetin qendror-perëndimor ukrainas, sipas shërbimit të emergjencës shtetërore të vendit.
*
Rreth 100 deri në 150 civilë janë vrarë nga sulmet ushtarake ruse në Ukrainë gjatë dy javëve të fundit, sipas Pentagonit.
Burimi: The Guardian