Disa nga personazhet më të përfolur për t’iu bashkuar “Big Brother VIP 3”

Është konfirmuar prej kohësh tashmë se “Big Brother VIP Albania” do të startojë sezonin e tretë para muajit dhjetor të këtij viti.

E teksa ende nuk ka një datë zyrtare, në rrjet kanë filluar aludimet për personazhet që priten ti bashkohen reality show-t.

Disa nga personazhet më të përfolur janë: Romeo Veshaj, Olsi Bylyku, Trejsi Sejdini, Dj Geek, Ina Pojani, Rezart Veleshaj dhe Dj Crax.

Madje, disa ndjekës shprehen të bindur se do përsëritet historia e Donaldit dhe Borës, me atë të Olsi Bylykut dhe Egli Tako.

Kujtojmë se fitues i sezonit të parë u shpall balerini Ilir Shaqiri ndërsa në sezonin e dytë këngëtari Luiz Ejlli.