Ti lexon dhe dëgjon vërdallë se seksi është fantastik dhe se të gjithë kënaqen kur kryejnë marrëdhënie seksuale, por le të themi se ti sikur s’je në të njëjtën situatë? Nëse seksi s’të shijon, ka disa arsye dhe këto mund të jenë:
Po bën diçka që e ke parë në një film/video erotike, por është pozicion i parehatshëm
Pozicioni dukej super eksitues në një video/film që ke parë, ama, s’do të thotë që është i duhuri për ju.
Nuk je i/e eksituar
Sigurisht që ka diçka që nuk shkon në këtë mes! Ndoshta pozicioni, parehatia, sikleti…Shumë arsye kontribuojnë në këtë problem.
Lë gjithmonë partnerin/en të zgjedhë pozicionin
Zgjidh një pozicion që të kënaq edhe ty. Të sigurojmë që edhe atij do t’i pëlqejë.
Pozicioni të shkakton dhimbje
Seksi nuk ka pse të jetë i dhimbshëm, vetëm nëse ti e kërkon vetë të jetë i tillë.
Po bën kontakt sy më sy me dikë që nuk është partneri
Po shihni këdo dhe gjithçka tjetër përveç partnerit tuaj.