Fjolla Morina, është përfolur shumë gjatë këtij viti në mediat rozë, kryesisht për shkak të probleme me drejtësinë. Për disa muaj, këngëtarja qëndroi në burg, dhe vetëm në shtator të këtij viti, ajo u litua nga burgu.
Pas daljes nga burgu, Fjolla ka folur në hollësi për herë të parë në një intervistë dhënë për televizionin T7.
Siç ajo vetë e ka quajtur, ka qenë periudha më e vështirë të jetës së saj dhe se shumë shpesh kishte menduar se nuk do t’ia dalë.
“Burgun e kam përjetuar shumë rëndë, kam menduar se do të ndodhë diçka shumë e keqe me mua, isha në pikën zero dhe përfundova te psikiatri”, ka rrëfyer ndër të tjera këngëtarja.
Më tej, Fjolla u shpreh se familjes së saj i ka ndikuar shumë, sidomos vajzat e kanë përjetuar shumë keq.
“Deri të vdes s’kam me harru, vajzat e përjetuan shumë keq. Madje, vajza e vogël ka qenë shpesh nëpër mjekë”, tregoi këngëtarja.
Megjithatë, ajo tregoi edhe një herë se është e bindur se nuk e ka merituar burgun.