BRITANI– ‘Daily Mail’ ka botuar një shkrim të gjatë ku ka vendosur në fokus shqiptarët e botës së krimit të dëbuar nga Britania e Madhe e më pas të rikthyer në atë vend. Aleks Visha, është shqiptari për të cilin flitet gjatë. Në shkrim thuhet se Vishaj është ekstraduar në Gjermani për vjedhje, dëbuar në Shqipëri e më pas i rikthyer në Angli.
Aleks Visha është shqiptari më i përfolur për momentin në Angli pas fitores së bujshme gjatë një live në “TikTok” me një arab ndaj të cilit mori më shumë se 24 milion pikë.
Sipas “Daily Mail”, Aleks Visha nga Kolshi i Kukësit sfidoi qeverinë angleze e cila vitin e shkuar nënshkroi një marrëveshje me Tiranën për dëbimin e shpejtë të shqiptarëve ilegalë apo atyre të dënuar nga drejtësia angleze.
Shqiptari njihet për jetën luksoze që bën atje, ndërsa ka patur tre muaj heqje lirie në Gjermani.
Dedektivi Mick Neville ironizoi sigurinë që ka Anglia, duke thënë se “kufijtë tanë kanë më shumë vrima se një sitë”.
Ai kërkon të hetohet se si shkoi në Angli një person i njohur për drejtësinë:
“Ka kaluar kanalin me varkë apo ka përdorur dokumente të rreme?”
Ky rast, thotë ai, është shqetësues, ndërsa kërkon më shumë kontrolle në kufi, për të mbajtur larg kriminelët dhe terroristët.