Ledri Vula është prej vitesh tashmë një personazh i njohur dhe i përfolur në media, për punën e tij por edhe për jetën personale.
Megjithëse tashmë ai është prej kohës në një lidhje me partneren e tij Sara Hoxhën, disa fansa vijojnë të kujtojnë një nga historitë e tij të mëparshme të dashurisë, atë me këngëtaren Dafina Zeqiri.
Lidhja e tyre përfundoi vite më parë, por fansat e tyre vijojnë të rikujtojnë në TikTok momentet e tyre, madje ata lidhin edhe disa nga tekstet e këngëve me historinë e tyre.
Së fundmi në rrjetin social po qarkullojnë disa krijime të fansave me këngën e re të Dafinës.
“Krejt çfarë patëm t’i mori ajo tjetra
Tani unë jam ajo e vjetra
Nuk jemi unë dhe ajo të njëjta
I don’i mind (Nuk më intereson) që u tërhoqa” – është fragmenti i këngës që po qarkullon në TikTok me pamjet e Dafinës dhe Ledrit, dhe më pas me pamjet e Ledrit dhe Sarës, siç shihet në videon më poshtë.
Por si ndihet Sara Hoxha kur shikon këto video të saj me partnerin dhe ish të dashurën e tij?
Ajo ka treguar edhe herë të tjera që nuk bëhet xheloze për partnerin e saj, i cili është shumë i njohur dhe i pëlqyer nga fanset, megjithatë kësaj here ajo ka vendosur të japë një përgjigje më ndryshe.
Në një bisedë me ndjekësit e saj në Instagram dikush e pyet:
“Çfarë mendon për ato editimet që janë bërë në TikTok me këngën e re të Dafinës me ty dhe Ledrin?”
“Super ide marketingu kushdo që e ka bërë i lumtë”- shkruan fillimisht Sara duke shtuar: “I mean it (E kam seriozisht)”.
Kujtojmë se pak kohë më parë, Ledri Vula u pyet se për cilën këngëtare shqiptare është bërë xheloze partnerja e tij, me të cilën ka një vajzë.
“Kur Sara më ka lënë të bëj këngë me Dafinën për të tjerat nuk bëhet xheloze”, tha ai, duke shkaktuar brohoritje në sallë.