Këpucët me platformë janë zyrtarisht trend… sërish! Ia pamë Dua Lipës në pasarelën e ‘Versace’, e pastaj edhe Lady Gaga, Ariana Grande, Olivio Rodriguez, i veshën në mënyrat e tyre.
Së fundmi, ia pamë edhe Lori Hoxhës, teksa ajo vizitonte Parisin.
Ndërkohë dje, një palë të tilla ia pamë Arbana Osmanit, në spektaklin special të “Big Brother VIP”, ku u festuan për herë të parë Krishtlindjet.
https://www.instagram.com/p/CX4QOqhoF-t/?utm_source=ig_embed&ig_rid=bc06daa5-b4cd-4f9a-bcc4-a4155df75110
Arbana kishte zgjedhur t’i vishte me një fustan bardh e zi.
Mirëpo ndjekësve nuk iu ka shpëtuar çmimi i tyre. Faqja “Albanian Street Style” ka treguar se kushtojnë plot 1100$, dhe janë Valentino Garavani.

Epo për aq kohë sa janë kaq në modë, pritej edhe çmimi i tyre…
