Charli D’Amelio, e cila ka llogarinë më të ndjekur në TikTok, fitoi 17.5 milionë dollarë në vitin 2021, duke e bërë atë yllin më të paguar të vitit në TikTok, sipas vlerësimeve të Forbes.
Motra e saj më e madhe, Dixie, u rendit në vendin e dytë për vitin 2021, me të ardhura që kapin vlerën 10 milionë dollarë.
Që kur Charli postoi videon e parë në maj të vitit 2019, 17-vjeçarja ka grumbulluar afro 133 milionë ndjekës në TikTok deri më sot. Dixie, e cila është 20 vjeç, aktualisht është ka 56.6 milionë ndjekës dhe renditet në vendin e nëntë. Motrat kanë siguruar marrëveshje të tjera jashtë TikTok-ut, si për shembull “Charli vs. Dixie” në Snapchat apo “The D’Amelio Show” në Hulu.
Addison Rae, e cila kishte fitimet më të larta për vitin 2020, u rendit në vendin e tretë.
Charli D’Amelio – 17.5 milion dollarë (133 milion ndjekës)
Dixie D’Amelio – 10 milion dollarë (57 milion ndjekës)
Addison Rae – 8.5 milion dollarë (86 milion ndjekës)
Bella Poarch – 5 milion dollarë (87 milion ndjekës)
Josh Richards – 5 milion dollarë (26 milion ndjekës)
Kris Collins – 4.75 milion dollarë (42 milion ndjekës)
Avanni Gregg – 4.75 milion dollarë (39 milion ndjekës)
Shtatë personazhe të famshëm, të gjithë nën 25 vjeç, të cilët arrijnë të veprojnë si një urë lidhëse midis kompanive të ndryshme dhe komunitetit të të rinjve TikTok.